Brezat ndryshojnë e bashkë me to edhe dëshirat e shprehura për babagjyshin në fundvit. I tillë është rasti i një 13-vjeçareje e cila ka suprizuar prindërit e saj me listën e dhuratave që kërkon për fundvit. Lista e ndarë në rrjete sociale nga e ëma përmban 43 artikujsh, duke filluar nga pajisjet e teknologjisë së fundit deri te produktet e modës dhe bukurisë.

Lista e titulluar “Lista ime e Krishtlindjeve 2023-2024”, nis me buzëkuqin e buzëve “Dior”, i cili kushton rreth 37 euro.

Mes artikujve, adoleshentja përfshinte kërkesa për thonjë të punuar nga profesioniste dhe një numër produktesh të Apple, duke përfshirë një Apple Watch, një MacBook Pro, një iPad të ri dhe AirPods, të cilat rezultojnë në një shpenzim të konsiderueshëm financiar.

Përveç pajisjeve të teknologjisë, lista e dëshirave përfshin veshje të ndryshme “Nike”. Duke mos u ndalur me kaq, ajo ka shfaqur edhe prirjen për luks me kërkesat për “parfum Gucci”, unaza të ndryshme dhe një“këllëf jastëku mëndafshi.

Lista e Krishtlindjeve e kësaj 13-vjeçareje vë në dukje prirjen e të rinjve drejt materializmi, duke lënë pas dëshirat e pafajshme që karakterizojnë fëmijët, si lodrat apo çokollatat./vizionplus.tv/

 

“Lista ime e Krishtlindjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *