Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë ish-kreun e Kadastrës se ketij qyteti, Liridon Pula.
Në përfundim të seancës, trupa gjykuese ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për zyrtarin e larte.
Ish-kreu i Kadastrës, Durrës u arrestua në fillim të muajit tetor pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për “shpërdorim detyre”.
Arrestimi solli reagime të shumta nga ana e kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan Prokurorin e çështjes Arjan Ndoja, se punon për llogari të grupeve kriminale.





