Subscribe

Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet liga “Junior  NBA”. Pasditen e së hënës në parkun olimpik “Feti Borova” u mbajt shorteu i kampionatit “U14” për djem.

 

 

Në kuadër të 100 vjetorit Shqipëri –Amerikë si dhe pjesë e programit të diplomacisë sportive në këtë aktivitet morën  pjesë ambasadorja e ambasadës amerikane në Tiranë, Juri Kim, si dhe dy ish-basketbollistë të mirënjohur të NBA  si Sam Perkinis dhe Kirby Burkholder.

 

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

 

“Jam e lumtur që në Shqipëri do të zhvillohet për herë të parë liga e “Junior NBA”, shumë të rinj këtu e pëlqejnë basketbollin dhe kjo është një mundësi mjaft e mirë për ta. Shqipëria tani është në familjen e NBA e cila përfshin 100 liga në Europë dhe në Lindjen e Mesme. I uroj shumë suksese ekipeve në garat që do të zhvillojnë.”

 

 

Ish-basketbollisti i njohur amerikan Perkinis vlerësoi faktin që edhe Shqipëria u bë pjesë e kësaj lige.

 

 

“Ndihem i lumtur që jam këtu sot ,do doja t’ju thoja këtyre lojtarëve të vegjël që është një eksperiencë unike dhe nuk do ta harrojnë kurrë. Unë nuk do e ndërroja kurrë me 1000 jetë lojën e basketbollit e dashuroj dhe më ka dhënë vërtet shumë.”

 

 

Mbi 450 lojtarë e 30 ekipe do të përfshihen në këtë kampionat, ku do të zhvillohen 120 ndeshje. Shumë të rinj të pranishëm në shkallët e parkut olimpik u shprehën entuziast, që më në fund do të prekin kampionatin e “NBA” .

 

 

Gjatë gjithë kësaj jave ekipet do të zhvillojnë ndeshjet e tyre me kundërshtarët, të cilët i njohën gjatë shorteut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *