Subscribe

Para drejtuesve kryesorë të policisë së shtetit, e ngarkuara me pune e Ambasadës se SHBA ne Tirane, Leyla Moses Ones theksoi se reforma në drejtësi nuk do të ndalet. Paralelisht, ajo kërkoi më shumë hetime nga Prokuroria, ndërkohë që shprehu edhe mbështetjen për institucionet e reja që priten të ngihen.

 

 “Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale, por ne presim edhe me shume. SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet  e reja të Drejtësisë, si SPAK-u dhe byroja kombëtare e hetimit,  por më e rëndësishmja është që Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet ”

 

Deklaratat e Ones erdhën gjatë prezantimit të sistemit “Menaxhimi i çështjes”, që është integruar në policinë e shtetit, i cili krijon lehtësi në mbledhjen e informacionit, shpërndarjen dhe analizimin duke shmangur burokracitë.

 

“Modernizimi duhet te jete kryefjala e jone ne luftën kundër krimit.”

 

Mbi 6 mijë efektivë të policisë janë trajnuar nga ekspertët e huaj për sistemin modern të menaxhimit të çështjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *