Subscribe

Pas përplasjeve me Bashkimin Demokratik për Integrim kryesisht për rezultatin në komunën e Zhelinës, Lëvizja BESA është tërhequr nga koalicioni qeveritar.

 

Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha dhe dy zëvendës ministra, ai i Arsimit dhe i Kulturës, kanë dhënë dorëheqjen.

 

ARIANIT HOXHA

ISH-MINISTER I BUJQESISE, MAQEDONI E VERIUT

 

“Nëse në vitin 2016 u rrëzua një regjim, ndërsa një pjesë tjetër e regjimit nuk u arrit të rrëzohej por iu dha shansi që të reformohet, sot pas 5 vitesh u vërtetua se ata jo vetëm janë reformuar por kanë perfeksionuar metodat e tyre të një regjimi klasik. Vendimi për dorëheqje është akt moral por edhe duke respektuar organet e partisë. “

 

Sakaq, Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka përjashtuar nga partia dhe nga të gjitha funksionet partiake deputetin Kastriot Rexhepi, i cili nuk u paraqit në seancën ku do të votohej mocioni për rrëzimin e qeveisë Zaev.

 

Lëvizja BESA denoncoi rrëmbimin e deputetit për të cilin më vonë u shpreh se ka tradhëtuar partinë.

 

Por Kastriot Rexhepi u përgjigj duke postuar në rrjete sociale flamurin amerikan, me mbishkrimin “Zoti e bekoftë Amerikën.”

 

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët akuzoi qeverinë duke e quajtur atë vetë mafia, që përmes shantazheve dhe kërcënimeve të deputetëve kërkon të mbetet në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *