Lëkundje tërmeti në Korçë. Në orët e pasdites, qyteti i Korçës u godit nga një tërmet me magnitudë 3.6.

Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Pocest. Sipas IGJEUM, ka patur edhe disa lëkundje të tjera, një me magnitudë 3.5, një me magnitudë 2.6 dhe një 2.3.

Dridhjet e tokës kanë rikthyer panikun tek qytetarët, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Një vit më parë Korça u godit nga një tërmet i fortë, që shkaktoi dëme në Floq, Qafzezë dhe Vidohovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *