Rritet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Sipas burimeve nga policia vendore e Korçës  gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë kufitare, 8400 shtetas shqiptare dhe të huaj.

 

Pas përfundimit te festave te fundvitit kane qenë te shumtë emigrantët që kanë kërkuar te largohen nga vendi ynë drejt Greqisë, duke regjistruar 5761 dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Nga ana tjetër 2917 shtetas shqiptare e të huaj kanë hyrë në vendin tonë. Per te perballuar fluksin e levizjeve pala shqiptare ka vene ne dispozicion 5 sportele ne dalje dhe 2 te tjera ne hyrje te Republikes se Shqipërisë.

 

Nga ana tjetër pala greke është duke punuar me 4 sportele në total, nga të cilat dy në hyrje dhe dy të tjera në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *