Së bashku me ministrat e shëndetësisë të Gjermanisë, Francës dhe Holandës, Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Astrazeneca” për furnizimin deri në 400 milion doza vaksine për Covid-19 “që janë të destinuara të shkojnë për tërë popullatën evropiane” . Pjesa e parë e dozave do të arrijë para fundit të vitit. Vaksina kandidate lindi nga studimet e Universitetit të Oksfordit dhe do të përfshijë gjithashtu kompani të rëndësishme italiane.

 “Edhe me këtë lajm tregojmë se duam të jemi në pararojë të furnizimit të një vaksine”, tha në reagimin e tij kryeministri Conte.

“Angazhimi ynë parashikon që rruga e eksperimentimit, tashmë në një gjendje të përparuar, të përfundojë në vjeshtë me shpërndarjen e këstit të parë të dozave”, shpjegoi Ministri Speranza në një postim në Facebook.

“Me nënshkrimin e sotëm vjen një hap i parë premtues përpara për Italinë dhe Evropën. Vaksina është zgjidhja e vetme përfundimtare për Covid-19. Për mua gjithmonë do të konsiderohet një e mirë publike globale, e drejtë e të gjithëve, jo privilegj i disave ”, përfundoi ministry italian.

“Ne po flasim për vaksinën më premtuese. Nuk ka siguri absolute. Vaksina lindi në laboratorët e Londrës, në Universitetin e Oksfordit. Italia është protagonist në këtë rast. Jo vetëm sepse ne jemi nënshkruesit e kontratës së parë në këtë pjesë të botës, por edhe sepse vaksina është produkt i punës edhe të një kompanie italiane si Pomezia.

Vec Gjermanisë, Francës, Italisë e Holandës, edhe SHBA ka porositur qindra milionë doza vaksine pikërisht në Angli, tek kompania “Astrazeneca”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *