Pesë shqiptarë janë plagosur në aksidentin tragjik pas përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë.

 

Lajmi konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 

Të plagosurit ajnë jashtë rrezikut ndonëse ndodhen  në spital.

 

 

Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.  5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.

 

Deri më tani janë 36 viktima nga tragjedia hekurudhore në Larisa,  ku një tren pasagjeresh dhe një tjetër mallrash u përplasen gjatë natës.

 

Dhjetera përsona janë plagosur, një pjesë e të cileve ndodhen në gjëndje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *