Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe anëtarëve të Këshillave Bashkiakë.

Zgjedhjet lokale sot zhvillohen në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë ka vetëm në 30 bashki. Në 31 bashki të tjera PS është partia e vetme me një kandidat në garë.

Shqiptarët do të votojnë deri në orën 19:00 në 5417 Qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në garë janë gjithësej 36 parti të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.

Të drejtën për të votuar e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *