Subscribe

Ky është Ylber Xhahysa, 44-vjeçari që u vra me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në Peqin nga Leonard Bashaliu, 36 vjeç, i cili u arrestua nga policia vetëm disa minuta pas ngjarjes.

 

Bashaliu mësohet se ndodhet në paraburgim, në gjendje të rënduar psikologjikisht.

 

Përplasja nisi fillimisht me fjalë e grushte, dhe më pas përfundoi me përdorimin e armës. Motivi dyshohet se ka qenë një konflikt i vjetër.

 

Autori ka deklaruar në polici se: “Para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës së zjarrit. U zumë kot…”

 

44-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *