OSBE ka reaguar pas nisjes së sesionit të ri parlamenatr. Ajo që u vu re, është se në ditën e parë të çeljes së punimeve, skenari i opozitës nuk kishte ndryshuar. Seanca zgjati vetëm 13 minuta për shkak të kaosit dhe Presidenti begaj nuk mundi të mbante fjalën e parashikuar për shkak se u pengua nga demokratët.

Në reagim, OSBE thotë se presin një parlament funksional dhe të fokusuar në reformat e nevojshme.

Lexo edhe :

Related Posts

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *