E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tensionet në Kuvend, Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka organizuar një mbledhje  të grupit parlamentar të PD, ku u vendos bllokimi i Komisioneve . Por socialistët i kanë paraprirë vendimit të demokratëve, duke i kaluar mbledhjet e komisioneve online.

“Të nderuar kolegë, nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

Megjithatë, nuk dihet cili do të jetë fokusi i diskutimeve të opozitës në këtë mbledhje. Në rikthimin e punimeve të Kuvendit, opozita bllokoi sërish zhvillimin e seancës plenare, ndonëse këtë herë pa liderin e një pjese të tyre, Sali Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë