Kafshët shtëpiake janë të ndjeshme ndaj koronavirusit dhe është e rëndësishme t’i mbroni ata njerëzit e infektuar duke kufizuar ekspozimin e tyre. Këtë këshillë e jep Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali. Duke theksuar se kjo është një gjetje paraprake, Instituti tregon se deri tani ka katër raste të dokumentuara që të çojnë drejt këtij përfundimi.

 

“Të dhënat, megjithëse të kufizuara në disa vëzhgime, meritojnë vëmendje. Për këto raste të infeksionit po shtohen studimet eksperimentale të kryera në laboratorë në disa kafshë shtëpiake. Këto do të konfirmojnë ndjeshmërinë e maceve dhe qenve ndaj koronavirusit.”

 

Instituti i Lartë i Shëndetësië sqaron se tek dy qen dhe mace të vëzhguara në Hong Kong virusi evoluoi në mënyrë asimptomatike. Ndërsa një mace e vëzhguar në Belgjikë, shfaqi simptoma. Ajo kishte probleme me frymëmarrjen, anoreksi, të vjella, diarre dhe kollitje. Të gjitha këto shenja ju shfaqën pasi pronari i saj u kthye nga Italia. Macja në këtë rast u përmirësua pas nëntë ditësh.

 

“Meqenëse SARS-CoV-2 është një virus i ri, përpjekjet duhet të intensifikohen për të mbledhur të dhëna të mëtejshme të shfaqjes së mundshme të sëmundjes në kafshët tona shtëpiake”, shkruan Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali.

 

Ndërkohë, duhet theksuar se nuk ka asnjë provë që të tregojë se kafshët e përhapin koronavirusin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *