Asnjë president amerikan nuk ka folur kurrë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Kështu janë shprehur udhëheqës te disa vendeve anëtare të OKB-së në Nju Jork, duke i cilësuar deklaratat e Trump si fjalimin e urrejtjes.

 

Me nje ton luftarak e nacionalist, ai u shpreh se do ta shkatërronte krejtësisht Korenë e Veriu nëse cenon SHBA-në dhe aleatët e saj. Shefi i Shtëpisë se Bardhe tha se do te prishte marrëveshjen, te cilin e përfshiu në grupin e regjimeve mashtruese.

 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif, tha se “fjalimi injorant i presidentit i takon kohës së mesjetës dhe nuk e ka vendin në OKB”. Presidenti francez nuk i kurseu kritikat. Duke iu referuar fjalimit te presidentit amerikan Manuel Makorn, tha se do te ishte nje lëvizje e gabuar nëse SHBA prishin marrëveshjen me Teheranin.

 

Edhe shefja e diplomacisë suedeze, Margot Wallstrom i konsideroi te gabuara deklaratat e Trump. Ndërsa ministri i jashtëm i Venezuelës, tha se nuk është presidenti i botës, madje e sulmoi duke thënë se nuk arrin të menaxhojë dot as qeverinë e tij.

 

Kuba, e cila u shpreh e pakënaqur me mënyrën se si iu drejtua presidenti I SHBA-s kur përmendi emrin e vendit lidhur me incidentet me zyrtarët amerikanë në Havana. Në fjalimin e tij të parë para asamblesë së OKB-së, Trump është treguar i ashpër, duke paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj veprimeve kërcënuese të Koresë së Veriut dhe Iranit. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera anëtare në OKB-së të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *