Kryeministri i izraelit Benjamin Netanjahu ka vlerësuar qeverinë shqiptare për dëbimin e ambasadorit iranian nga vendi.

 

Me anë të një postimi në Twitter, Netanjahu shkruan se Rama i ka dërguar një mësazh të qartë Iranit, se komplotet e sulmeve terroriste kanë kosto.

 

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit që komplotet e sulmeve terroriste  kanë kosto”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *