Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar negativ në testin e fundit që kreu për koronavirusin.

Zëdhënësi i Kryeministrit ka deklaruar se Johnson doli nga spitali St. Thomas në Londër ditën e diel, një javë pasi u shtrua pasi u infektua nga virusi. Ai shtoi se Johnson do të ndjekë këshillat mjekësore se kur duhet të kthehet në punë.

Johnson  shfaqet i bindur se Britania e Madhe do ta fitojë betejën me  koronavirusin, ndërsa falenderoi personelin shëndetësor që i shpëtoi jetën, veçanërisht dy infermierë. Sipas tij, ata i kanë qëndruar pranë për 48 orë në momentet më kritike të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *