Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim pasditen e të enjtes me të rinjtë e njësisë numër 1 në Tiranë.

Teksa fton të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e LSI-së, Kryemadhi thekson se kjo forcë politike se dëshiron që të krijojë mundësi për rininë, që ata të mund të qëndrojnë dhe të bëjnë jetë të shëndetshme për veten dhe familjet e tyre.

“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *