Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR tregon qartë situatën e mjerueshme në të cilën dodhet vendi.

 

Në një dalje për mediat, Kryemadhi akuzoi kryeministrin se manipuloi votimet ndërsa nuk I kurseu as sulmet në drejtim të KQZ, ku sipas saj, është kthyer në “xhelatin” e qevrisë.

 

Drejtuesja e LSI deklaroi gjithashtu se administrata zgjedhore minoi hapur besimin e publikut pasi raporti OSBE, sipas saj, nuk I njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Sa I takon dekretit të presidentit Meta, Kryemadhi tha se atë e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe se asnjë institucion tjetër nuk ka fuqi vendimmarrëse ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *