Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga Pekina, ka theksuar se Shqipëria është potencial i madh në fushën e turizmit.

 

Në një takim në Universitetin e Unionit të Pekinit, i mirë njohur për një ndër departamentet më të mëdha në botë Kryemadhi u shpreh se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

 

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së ka thënë se vendi ynë ka ende një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë. Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikpritje.

 

Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *