Subscribe

Kruja është kthyer ditët e fundit në një vatër të nxehtë për rastet e infeksionit.

Teksa deri para disa ditësh shqetësuese ishte situata në Shkodër, tani rastet e reja po rriten frikshëm në Krujë.

Vetëm këtë të mërkurë pati 18 të prekur të rinj dhe burim infeksioni prej 17 prillit është bërë një fasoneri.

Numri total i të infektuarve në Krujë është 58, çka do të thotë se qëndron në vend të tretë pas Tiranës dhe Shkodrës për nga numri i të prekurve. Kruja ka edhe më shumë të infektuar se Durrësi, me 42 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *