Subscribe

Për herë të parë bregdetin shqiptar do ta vizitojnë gjatë këtij viti rreth 75 krocera. Kjo shifër konsiderohet e lartë për vendin tonë dhe është një shans i mirë për Shqipërinë për të prezantuar vendin, si një destinacion turistik.

 

Kreu i Agjencisë Kombëtar të Bregdetit Auron Tare në një intervistë për Vizion Plus tregon vendi ynë nuk është i përgatitur për të pritur këtë fluks turistësh, i cili minimalisht llogaritet në 150 mijë vizitorë.

 

“Nuk është merita jonë që po na vijnë kaq shumë turistë. Kjo vjen për shkak se Turqia është bërë një destinacion i vështirë për tu vizituar për shkak edhe të elementëve të sigurisë. Nga ana tjetër Ballkani në tërësi si rajon po merr një vëmendje edhe më të madhe nga vizitorët. Ndërsa sa i përket ofrimit të infrastrukturës pritëse për këtë fluks turistësh ne jemi ende larg. kemi shumë punë për të bërë, në mënyre që shumë zona dhe qytete ti kthejmë në destinacion të mirëfilltë turistik.”

 

Ndonëse turizmi ka shënuar rritje vitet e fundit, si në numër vizitorësh edhe në të ardhura, Shqipëria sërish mbetet një treg turistik i pa përgatitur. Rihapja që ju bë Ishullit të Sazanit, ndonëse një lajm i mirë, sërish nuk plotëson kushtet për të qenë një destinacion.

 

Aktualisht, një nga sfidat kryesore e turizmit shqiptar është rritja e kohëqëndrimit të vizitorëve në vendin tonë.

 

Ky fakt kërkon aftësi menaxhimi si nga ana e biznesit por edhe nga strukturat vendore, duke ofruar sa më shumë aktivitete, ture dhe atraksione turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *