E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Kriteret tek serviset e koncesionarëve

Përpjekjet e Ministrisë se Transporteve për te normuar tregun infomal te serviseve te makinave ne Shqipëri do te marrin kohe. Derisa ato te gjejnë zbatimin e plote, ka vende qe japin siguri për shërbimin qe ofrojnë. Këto janë serviset e autorizuara pranë koncesionareve te automjeteve qe ofrojnë te paktën një vit garanci per punët qe kryejnë. Edhe koncesionaret mbështesin kriteret e reja. Sipas tyre, këto masa do te ndikojnë edhe ne sigurinë e jetës. Ministria e Transporteve prezantoi nje sere masash qe duhet te plotësojnë serviset ne Shqipëri, qe pritet te hyje ne fuqi nga muaji prill. Këto kritere janë per çdo njësi qe do te hapet e ri, ndërsa per ato ekzistuesit do te kërkohet kohe, deri edhe ne testimin e punonjësve teknik.

 

 

Më shumë video

Reklamë