Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë para takimit me liderët e vendit

26 Maj 18:05

Një delegacioni i kongresistëve amerikanë ka mbërritur të martën në Prishtinë, si pjesë e turit të tyre në Ballkanin Perëndimor, ku të nesërmen pritet të ketë takime edhe me udhëheqësit e Kosovës.

Delegacioni, i përbërë nga Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve, e vizituan të martën pasdite kampin Bondsteel,  bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, njoftoi Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Delegacioni kaloi pasditen në kampin Bondsteel duke u takuar me anëtarët e shërbimit të përkushtuar të Komandës Rajonale të KFOR-it-Lindje dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan”, shkroi Ambasada në X.

Vizita e tyre në Kosovë zhvillohet pas atyre në Sarajevë dhe Serbi, përfshirë Luginën e Preshevës, ku Self dhe Subramanyam theksuan se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.

Në Kosovë, Self dhe Subramanyam pritet të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, të mërkurën paradite. Javën e kaluar, Kurti njoftoi se e kishte zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, në mesin e tyre edhe Self.

“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Kurti në X, pas asaj bisede.

Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.

Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ajo gjithashtu është aktualisht duke e shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri të plotë, që pritet të zgjasë deri më 2028.

Për më tepër, Kosova nuk është as pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, i cili shërben si rrugë për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon njëzëshmëri brenda aleancës, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin më të ri në Evropë.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
delegacion kosove Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u përplas me çatinë e një banese

më shumë...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një familje

më shumë...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.