Subscribe

38-vjeçari, Klodian Çalamani, i cili vrau dhe groposi fëmijën e fqinjit në fshatin Grecalli të Fierit, dhe tashmë është arrestuar nga policia, raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Fqinjët kanë treguar për mediat se Çalamani kishte çrregullime mendore.

 

Gjatë marrjes në pyetje, autori ka pranuar që fëmijën e kishte vrarë ai. Megjithatë, nuk ka treguar se cilat kanë qenë motivet e krimit tronditës.

 

Vite më parë, 38-vjeçari dhe shoku i tij, morën peng dhe tentuan të vrisnin një vajzë. Por fatmirësisht, ajo arriti që të shpëtonte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *