Subscribe

Pas jehones në media të letrës se presidentit drejtuar institucioneve për rrezikun e nje termeti apokaliptik në Ballkan, këshillatri i tij i sugurisë Bahri Shaqiri insistoi se alarmi qendron dhe se autoritetet duhet te reagojne.

 

Ai kujtoi jo vetem deklaratat e sizmiologut grek Akis Celendis, por edhe lekundjet e tokes ne korce që shkaktuan deme në disa fshatra.

 

 

BAHRI SHAQIRI

 

KESHILLTAR PER SIGURINE I PRESIDENTIT

 

Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion dhe i ka inkurajuar institucionet shtetëtore që të trajtojnë me seriozitet shqetësimin e ngritur nga autoritetet zyrtare grekeme qëllimsigurimin e funksionimit sipas ligjit, të strukturave përgjegjëse shtetërore shqiptare për emergjencat civile.Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar vetëm 2 muaj më parë në menaxhimin e pasojave të tërmetit në Korçë, e verifikuar jo vetëm nga këshilltarët e Presidentit, por dhe nga vetë banorët dhe mediat e pakapura, ishte dhe është e mjaftueshme që Presidenti të kërkojë marrjen e masave në kohë.

 

Por nderkohe herët gjatë ditës profesori grek Akis Celendis i kontaktuar nga vizion plus përgënjeshtroi të folur për një tërmet shkatërrues.

 

 

AKIS TSELENDIS

 

SIZMIOLOG, INSTITUTI I SISMIOLOGJISE NE GREQI

 

 

Këto janë lajme të rreme. Nuk e di se si dolën. Në media kurrë nuk kam bërë një parashikim të tillë. Janë falsifikuar shumë deklaratat e mia shkencore në lidhje me sekuencën post-sizmike në Athinë. Ju lutem shumë mohojeni dhe përgënjeshtrojini këto lajme.

 

 

Nuk dihet tashme nese autoritetet do ti kthejne nje pergjigje shteruese presidentit lidhur me lekundjet sizmike apokaliptike si dhe masat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *