Kreu i OBSH-së për Shqipërinë, Raul Gonzales ka vlerësuar masat e ndërmarra nga qeveria pas konfirmimit të 2 rasteve me koronavirus.

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Task-Forcës zhvilluar pasditen e kësaj të hëne, Gonzales tha se masat për parandalimin e virusit janë marrë në kohë.

 

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, deklaroi Gonzales.

 

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e njohu kreun e OBSH-së për planin e masave që janë marrë dhe do të ndërmerren.

 

“Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rekomandimet direkte të ekspertëve kanë hartuar një plan masash për t’u ndjekur sipas të gjithë skenarëve të parashikuar, duke filluar që nga identifikimi i rasteve të para, karantimi i pacientëve, identifikimi i personave të kontaktit”, theksoi Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *