24 orë para se partitë politike të nisin zyrtarisht fushatën KQZ bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të kodit.
Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, raporton Vizion Plus, i kërkohet ndalimi i përdorimit të administratës dhe burimeve publike për qëllime elektorale.
Në letrën dërguar të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet që të bëhet kujdes me përdorimin e materialeve propagandistike.