Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Komisioni i Posacëm i Apelimit vendosi të largoje nga detyra gjyqtaren e cila kishte kaluar me sukses shkallen e parë të vetingut.

Mirepo komisioneri publik ankimoi vendimin e marrë nga KPK pasi kishin ardhur 5 denoncime te reja nga publiku.

Komisioni kishte vërejtur pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe të ardhurave të saj si dhe probleme të karakterit formal në shqyrtimin e aftësive të saj profesionale.

Komisioneri Publik vlerësonte se vendimi i parë i KPK “përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë. Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016”.

Pas këtyre vlerësimeve të komisionerit publik, Komisioni I Posacëm I Apelimit mori vendim për të larguar nga sistemi I drejtësisë Alma Bratin dhe ky është një vendim perfundimtar.

Gjyqtarja Alma Brati ishte kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *