Ministrat e punëve te jashtme te Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do te takohen sot ne Vjenë, me ndërmjetësuesin per çështjen e emrit, Methju Nimic. Kjo do te jete nje tjetër përpjekje per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per te dy vendet. Një dite me pare, komisioneri per zgjerimin, Johanes Hahn u shpreh optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë per emrin mund te zgjidhet ne 15 ditët e ardhshme.

 

Por kryeministri maqedonas, Zoran Zaev u tregua skeptik ndaj kësaj deklarate, duke thëne se nuk e beson se do te ndodhe ne nje afat kaq te shkurtër. Reagime pati edhe nga qeveria greke, sipas se cilës Hahn nuk duhet te nxitoje te jape qëndrime te gabuara.

 

Negociatat kane ngecur ne këmbënguljen e Shkupit per te mos pranuar dy nga kushtet e Athinës, ndryshimin e emrit kushtetues dhe rishikimin e Kushtetutës se vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *