Subscribe

Seance e jashtëzakonshme e kuvendit te Kosovës për shqyrtimin e projektligjit mbi kompetencat e delegacionit në procesin e dialogut eshte shoqëruar me debate. Kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoi që të shqyrtohet platforma por edhe të arrihet një konsensus për të.

 

 “Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka në interes këto tema, janë të interesit të parë për Kosovën. Nëse ka vërejtje për aspektin kohor se a është sot dita me i diskutu këto apo jo, nuk ka dilemë që mundemi me i diskutu këto dhe nuk besoj që dikush mund t’i mohoj rëndësinë e temave. Edhe ligji për delegacionin shtetëror edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend dhe unë i ftoj deputetët ta shfrytëzojnë mundësin që t’i thonë mendimet e veta, dhe subjektet politike t’i thonë qëndrimet e veta dhe në fund mundësisht ta arrijmë një konsensus, pasi iu është dhënë mundësia parlamentit jo vetëm ta ruajt pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit.

 

Por deputetja e lëvizjes vetëvendosje Albuena Haxhiu tha se projektligji është antikushtetues dhe  duhet të dërgohet në gjykatë kushtetuese.

 

Pas kësaj deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, dolën nga salla. Ndërsa Bashkëkryesuesi i Delegacionit Fatmir Limaj apeloi per unifikimin e qëndrimit nga politika.

 

 “Po bëjmë lojë fjalësh. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Prandaj diskutimi për platformën është një çështje krejt ndryshe nga projektligji. tema për platformën është shumë më rëndësi për vendin”.

 

Fatmir Limaj prezantoi ne seance detajet e platformës, duke shtuar se statusi i Republikës së Kosovës, sovraniteti dhe integriteti i saj janë të panegocionueshme ne tryezën e dialogut Prishtine- Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *