E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Samiti i NATO-s nuk e ndal Macronin, presidenti francez del për vrap në Ankara (VIDEO)

Pavarësisht axhendës së ngjeshur diplomatike në kuadër të Samitit të NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron gjeti kohë për të ndjekur rutinën e tij të përditshme, duke bërë vrap në një park të Ankarasë.

Macron u pa duke vrapuar në zonën Çankaya, i shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, ndërsa përshëndeti qytetarët që e njohën gjatë aktivitetit fizik.

Reklamë

Vrapi është një zakon i konsoliduar për presidentin francez, i cili përpiqet ta përfshijë aktivitetin fizik në programin e tij edhe gjatë udhëtimeve zyrtare dhe takimeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Edhe gjatë vizitave të mëparshme jashtë Francës, Macron është fotografuar duke bërë “jogging”, përfshirë qëndrimin e tij të fundit në Indi, duke treguar se stërvitja është pjesë e pandarë e rutinës së tij.

Presidenti francez ndodhet në Ankara për punimet e Samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë çështje të sigurisë së Aleancës, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë