Subscribe

Në Kosovë ende nuk është shpallur zyrtarisht mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme pasi pritet që Gjykata Kushtetuese të dorëzojë aktgjykimin e plotë të cështjes që rrëzoi qeverinë Hoti. Por kjo nuk i ka penguar partitë politike që të prezantojnë kandidatët që do të garojnë për karrigen e kryeministrit.

Nënkryetari i LDKsë, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se zgjedhjet e reja ishin paraljmëruar nga vetë kryeministri tani në detyrë, Avdullah Hoti,  jo për arsye të vendimit të Kushtetueses, por për shkak të përçarjes brenda koalicionit qeverisës.

GAZMEND MUHAXHERI

NËNKRYETARI I LDK-së

 “Nuk e kam pritur vendimin e gjykatës mirëpo prej kryeministrit jam informuara që Qeveria nuk mundet të kalojë janarin dhe duhet të përgatitemi për zgjedhje. Besoj që ka qenë jo prej Gjykatës Kushtetuese por e ka pa që koalicioni që nuk po mundet me ec më tutje dhe besoj që ka qenë i vetëdijshëm që po shkojmë drejt zgjedhjeve”.

Pengesa më e madhe tashmë mbetet votimi i buxhetit ndërsa fat ii koalicioneve mbetet i paqartë.

“Ajo që kemi pritur prej kësaj qeverie ka qenë të kalojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe unë shpresoj dhe besoj shumë që deputetët e kësaj legjislature që nëse nuk e votojnë ligjin për buxhetin dhe na çojnë në zgjedhje pa votim të ligjit për buxhetin, atëherë kanë bërë një gabim të madh, një krim ndaj qytetarëve të Kosovës.”

Ndërsa anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu shprehet se kandidat për kryeministër do të jetë lideri i partisë, Albin Kurti.

 “Këto zgjedhje do të jenë referendum për ndryshim dhe ky ndryshim do të nënkupton numra për realizimin e qeverisë dhe presidentit pa ndonjë problem të madh. Me këtë besim dhe bindje nga tereni, nga disponiomi i vazhdueshëm tek qytetarët, unë mendoj se ndryshimi po ndodh pashmangshëm. Nuk do të jetë çështje diskutimi për koalicionet, apo numrat”.

 

Aliu thotë se Kurtit e Albulena Haxhiut nuk mund t’iu pamundësohet kandidatura për deputetë, pasi kur janë dënuar për gazin lotsjellës, ka qenë Kodi Penal i vjetër, në të cilin dënimi me kusht nuk ka pasoja juridike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *