Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpërndarë materialin kryesor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet këtë të dielë në 21 komuna.

 

Zëdhënësi Valmir Elezi bën të ditur se janë vënë në dispozicion 80 ekipe të lëvizshme për rreth 2 mijë e 500 persona me nevoja të veçanta që ushtrojnë të drejtën e votës gjatë ditës së sotme.

 

VALMIT ELEZI

ZEDHENES I KQZ

 

“Numri i qytetarëve të regjistruar si votues me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 450, prej të cilëve rreth 1 mijë e 550 janë votues të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike apo shëndetësore, ndërsa 899 janë votues të cilët janë në hospitalizim në shtëpitë e caktuara për të moshuar, të burgosurit dhe të paraburgosurit. Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundësojë votimin e qytetarëve të cilët fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19 dhe që për shkak që masave nuk mund të dalin nëpër vendvotime për të votuar.”

 

Subjektet politike përmbyllen fushatën pesëditore të premten. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike u përqendruan në kryeqytet, aty ku është edhe beteja më e fortë.

Lëvizja Vetëvendosje rikandidon në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në 9 të tilla, Partia Demokratike e Kosovës në 8 ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetor, u zgjodhën kryetarët e 17 komunave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *