Subscribe

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, partitë opozitare kanë shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Lidhje Demokratike, Lumir Abdixhiku deklaroi se Kosova është vonuar 6 muaj për të shpallur gjendjen e emergjencës.

 

LUMIR ABDIXHIKU

KRYETAR, LDK

“Qeveria jonë populliste siç është, gjatë verës kur të tjerët merreshin me problemet e energjisë, shpërndante parulla nëpër Evropë se ka zhvillimin më të madh, aq të lartë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri na thotë se rryma s’blihet, sepse s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij që është në pushtet. Kjo është më shumë se padituri. Është krizë e tij, e qeverisë së tij. Sepse jam i bindur se ai duhet ta dijë, e nëse nuk di si inxhinier ta kthejë diplomën menjëherë në universitet, s’e rryma, çmimi I rrymës kontraktohet, rezervohet”.

 

Ndërsa kryetari i partisë demokratike, Memli Krasniqi u shpreh se qeveria nuk ka zgjidhje por kërkon të bëjë të ligjshme ndërprerjen e energjisë elektrike.

 

MEMLI KRASNIQI

KRYETAR I PDK

“Reduktimet meqenëse janë fakt dhe diçka që po e përjetojnë tash e disa ditë me radhë qytetarët tanë, nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që të legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës. Ka pasur vlerësime dhe mendime të ndryshme për shteg-dalje, por fatkeqësisht më së paku për këtë çështje ka menduar qeveria. Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi parë qeverinë të ketë treguar as vetëbesim për të ofruar zgjidhje. E kur nuk ka zgjidhje, atëherë më së lehti është me pasur akuza”.

 

Sakaq, Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka kërkuar qeverisë që të ndërmarrë vendime konkrete për zgjidhjen e krizës.

 

 

Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti deklaroi se përgjegjësia për krizën i takon edhe qeverive të mëparshme, ndërsa sipas tij mbeten vetëm dy zgjidhje ose reduktim i energjisë ose shtrenjtim i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *