Subscribe

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova Kosovës iu hap rruga ditën e djeshme për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Me anëtarësimin në KiE, raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën  pritet  të kalojë në Këshillin e ministrave, i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Lexo edhe :

Related Posts

Vendimi u përshëndet edhe nga politika shqiptare. Deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj e kanë vlerësuar votimin e djeshëm si një hap të rëndësishëm që i hap rrugën Kosovës për tu bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Klotilda Bushka: Shqiptarët në Kosovë, të gjithë shtetasit e Kosovës çdo ditë e më shumë do të gëzojnë nga të gjitha mekanizmat e Këshillit të Evropës. Ne do të kemi më shumë vota shqiptarësh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të shtohen votat e kolegëve tanë deputetë nga Kosova. Këto janë lajme të mira për të gjithë shqiptarët, pasi jo vetëm që shqiptarët njihen në arenën ndërkombëtare si faktor bashkëpunimi dhe si faktor solidariteti, por nga ana tjetër tregojnë se Shqipëria, Kosova kanë arritur standarde të tilla për të qenë të barabarta dhe për tu ulur në të njëjtën organizatë vendimmarrëse, në organizata të tilla ndërkombëtare siç është edhe Këshilli i Evropës.

Etilda Gjonaj: Ne si delegacion shqiptar kemi bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me delegacionin, me kolegët tanë, me miqtë tanë të Kosovës, duke mundësuar që edhe në bashkëpunim me delegacionet e të 46 shteteve të kishim sot këtë vendimmarrje pozitive. Ne i falenderojmë të gjithë delegacionet e shteteve që na mbështetën në ktë rrugëtim të Kosovës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *