Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg Gentian Dodën të ekstraduar nga Anglia.

 

41-vjeçari akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 000 euro me qëllim ndryshimin e vendimit të gjykatës, e cila e kishte dënuar me 20 vite burg.

 

Sipas prokurorisë, kundrejt rryshfetit, gjyqtari Miri ndryshoi një dënim të mëparshëm ndaj Dodës nga “vrasje” në “plagosje të rëndë” duke e lënë të lirë.

 

Ndërkohë masa e sigurisë ishte dhënë në mungesë të tij një muaj më parë, kur ai u arrestua në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *