Subscribe

Teksa kuvendi pritet të nisë diskutimet mbi projektligjin për korporatën e investimeve, ish-ministri i financave Arben Malaj ngre pikëpyetje për zbatueshmërinë e tij.

 

Kjo korporatë do të ketë si qëllim mobilizimin e pronave shtetërore dhe atyre private me qëllim nxitjen e investimeve strategjike. Por Malaj thotë se nëse nisma prek liritë themelore të individit ai do të hasë në kundërshtime.

 

“Edhe sikur ligji të kalojë në kuvend, nëse ka sado pak shenja që prek liritë themelore të njeriut, siç është e drejta e pronës, ai nuk do të jetë i zbatueshëm. Nëse ky ligj është bërë që disa njerëz të përfitojë, ligji do të jetë i dëmshëm për ekonominë, por nëse qeveria ka gjetur dhe studiuar disa vende konkrete se ku do të ndërhyjë dhe s’do ketë probleme pronësi atëherë ai do të jetë i vlefshëm.-shprehet Malaj.

 

Malaj thotë më tej se vendi ka ligje me standarde evropian, por problemi ka çaluar gjithmonë në praktikë. Sipas tij nevojitet një transparencë më e madhe nga ana e qeverisë për të gjitha pikëpyetjet që shoqërojnë këtë projektligj.

 

“Edhe pse kemi disa vite që kemi hartuar dhe miratuar ligje të standardeve evropiane, trendi i investimeve të huaja ka ruajtur një mesatare të zakonshme, mbështetur më së shumti në projekte madhore. Shqipëri nuk mund të zhvillohet vetëm me projekte të mëdha, por duke i dhënë mundësi kujto që ka një pronë ta zhvillojë atë sipas interesit dhe trendeve të tregjeve. Në rastin konkret qeveria duhet të bëjë kujdes dhe të ofrojë transparencë maksimale”-vijon më tej Malaj.

 

Qeveria synon të që krijojë Korporatën e Investimeve me qëllim krijimin kushteve të favorshme për investitorët kryesisht të huaj. Kjo strukturë do të evidentojë jo vetëm ku janë pronat shtetërore, por edhe ato private duke i përcaktuar si zona për investime madhore, por pa garë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *