Në Zelandën e Re nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19. Lajmi u dha nga zyrtarët e shëndetësisë, pasi u shërua edhe pacienti i fundit i mbetur.

Prej më shumë se dy javësh, në Zelandën e Re nuk ka infeksione të reja. Pritet që qeveria e Jacinda Ardern të heqë kufizimet e mbetura për distancën sociale.

Zelanda e Re kishte një nga bllokimet më të rrepta në botë për javë të tëra dhe me sukses ndaloi pandeminë nga përshkallëzimi.

Gjithsej, Zelanda e Re regjistroi 1.504 të infektuar dhe 22 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *