20 persona janë vënë nën hetim nga Policia në Itali, pasi akuzohen për mashtrim tregtar.

 

Duke përfituar nga situata alarmante me koronavirusin, ata tregtonin maska me simbolin “Claims” me një çmim prej 5 mijë eurosh që sipas tyre garantonin mbrojtje totale nga kronavirus.

 

Aksioni i autoriteteve italiane është shtrirë në të gjithë territorin duke sekuestruar maska, filtrues ambienti, artikuj për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarjes, të gjitha këto shiteshin me çmime të larta.

 

Pohimet e tregtarëve se maskat garantojnë mbrojtje totale nga koronavirusi ishte mashtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *