Mungesa e bisedimeve zyrtare diplomatike mes Koresë së Veriut dhe SHBA ka rritur mundësinë për keqkuptime. Mes thirrjeve publike dhe kërcënimeve per asgjësim, zyrtarët e regjimit koreano verior kanë shtuar përpjekjet per të krijuar kontakte me analistët republikanë, me synim për të kuptuar më mirë mesazhet e përziera që vijnë nga administrata Trump.

 

Koreja e Veriut vazhdimisht ka treguar se nuk është e gatshme të angazhohet në negociata të drejtpërdrejta për programin e saj bërthamor në zhvillim të shpejtë, pavarësisht retorikës së zjarrtë të Trump dhe sanksioneve të vendosura. Mundësitë për negociata zyrtare sipas ekspertëve janë shumë të pakta.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *