Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë natës së kaluar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme në Tiranë  për të zbuluar shkeljet e drejtuesve me automjete.

Gjatë kontrolleve një 32-vjeçar që ecte me shpejtësi 168 km/h ka sfiduar Policinë, pasi nuk ka ndaluar kur i është kërkuar nga patrulla.

Efektivët e kanë ndjekur dhe pasi disa minutash e kanë prangosur.

Po ashtu Policia bën me dije se janë ndëshkuar dhe 15 shoferë të tjerë që ecnin me shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h, të cilëve u është hequr patenta.

Më poshtë njoftimi

Shpejtësi ✈️në rrugë🛣️❗❗🙏❌❌ Destinacioni🏠??🚑 Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë. Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit. Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32 vjeçari me 168 km/h ✈️🛣️, me 6 masa administrative të pa likujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore 👮‍♂️pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes🚔🚔 Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar✈️ gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë. 15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

KUJDES❗❗❗ Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia ✈️të vret🚑 , ndaj mos nxito të arrish fundin🚑, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore👮‍♂️🚔 për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej🚔🚔 Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë. Denonco 📸 dhe ✍në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore. # BashkeBejmeMeShume🤝 # SiguriaRrugorePrioritet👮🏻♀ # VleresoJetenMeShume🙏

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *