Subscribe

Qeveria ka zyrtarizuar dhënien e një koncesioni të ri, që njihet me emrin “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë”. E thëne ndryshe çdo biznes sot merr pranë Agjencisë Kombëtare së Teknologjisë dhe Informacionit certifikatën elektronike, kundrejt një kostoje prej 4 mijë lekësh në vit.

 

Kjo certifikatë është e detyrueshme të rinovohet çdo vit nga biznesi. Në vendimin e saj qeveria nuk jep detaje pse do ta kalojë këtë shërbim tek privati, por thotë se është një propozim i Agjencisë Kombëtare të Teknologjisë dhe Informacionit. Por çfarë do të thotë për biznesin që ky shërbim publikë të ofrohet nga privati?

 

“Është njësoj sikur çelësin e shtëpisë tënde t’ia japësh një personi tjetër, aty ku ke të gjitha të dhënat e aktivitetit tregtarë.” -shprehet Meri Lika, adituese.

 

Ky koncesion vjen në një moment kur të dhënave te shtetit u sulmuan nga një sulm kibernetik dhe ende nuk dihet me siguri dëmi i shkaktuar. Ndaj kalimi I këtij shërbimi tek privati mbart rrezikun e cenimit të të dhënave.

 

Kush na garanton ne që ky private nuk i shet, apo jep të dhënat e biznesit dikujt tjetër, kur këto të dhëna nuk i mbrojti dot shteti si do t’i mbrojë private?

 

Sipas të dhënave në fillim të këtij viti janë rreth 11 8 mijë biznese aktive në vend, të cilat çdo vit marrin këtë certifikatë.

 

Privati ka treguar që do të ofrojë tarifa më të larta se shteti, ndaj çdo rritje tarife rrit kostot për biznesin .

 

Ky koncesion ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2022 me një kosto prej 208 milion lekësh në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *