Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë...

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

2 Mars 10:03

Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin. Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë.

Ilaçi, i shpikur nga kompania Gilead Science me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë “me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19”, të cilëve do t’u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi.

Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh “me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes”, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe. Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.

Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.

Ky raund i katërt i provave klinike do të zhvillohet “në qendra mjekësore kryesisht në vende aziatike”, tha kompania, “si dhe në vende të tjera të globit që kanë një numër të lartë të rasteve të diagnostikuara”.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Gilead u tha gazetarëve amerikanë se një synim tjetër është të zbulojë nëse do të funksionojë një kurs më i shkurtër trajtimi. Nëse po, “kjo do të dyfishojë automatikisht furnizimin me ilaçin” dhe do të mundësojë që spitalet të trajtojnë më shumë pacientë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, përmendi ilaçin Remdesivir të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence.

Zoti Fauci tha se ilaçi Remdesivir ka demonstruar “aktivitet anti-viral in vitro dhe në modelin e kafshëve.” Ai gjithashtu tha se gjykimet në vazhdim do të japin rezultate “në mënyrë të arsyeshme së shpejti nëse funksionon”.

“Dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të kemi një terapi efektive për ta shpërndarë,” tha ai.

Edhe pse testimet e fundit u njoftuan pasi kompania Gilead kishte kaluar procesin e rishikimit të shpejtë dhe pranimit të paraqitjes së Remdesivir-it si një ilaç i ri kërkimor për trajtimin e COVID-19, kompania thekson se “Remdesivir-i nuk është akoma i licencuar në ndonjë vend të botës” dhe se kompania Gilead po ua jep ilaçin “pacientëve të kualifikuar që janë infektuar me virusin COVID-19, mbi një bazë përdorimi të kujdesshëm për një trajtim urgjent jashtë provave klinike që po kryhen”./VOA

 

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Ilaç Kompani koronavirus SHBA Testim vaksine

Nga e njëjta kategori

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për protestuesit nga Kosova e Maqedonia e Veriut

më shumë...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit

më shumë...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

më shumë...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë modern britanik që bën publike taksat e paguara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.