Subscribe

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur mesditën e kësaj të marte mbledhjen ku pjesë do të jenë aktorë nga organizata dhe shoqëria civile, të cilët në fokus të punës së përditshme kanë çështjet zgjedhore.

 

Rudina Hajdari në fjalën e saj në Komisionin për Reformën Zgjedhore është shprehur se komisioni do shqyrtojë në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

 

“Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapsirë që t’i japim shqiptarëve alternativa të reja. Ne eksperiencat e meparshme nuk iu jane marrë parasysh propozimet, por këtë herë do të jetë ndryshe. Te gjithë aktorët jashtë parlamentit të vazhdojnë punën, ne jemi ende në pritje të propozimeve të tyre”.

 

Nga ana tjetër Damian Gjiknuri është ka thënë se opozita jashtë parlamentit nuk ka sjelle propozime me shkrim, por jemi ende ne pritje te propozimeve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *