Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Komisionerja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi

5 Shkurt 16:42

Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Serbi për t’i adresuar shqetësimet që ekzistojnë në atë vend dhe për hetime të pavarura dhe të plota për rastet e sulmeve ndaj protestuesve.

Tre muaj pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëve në Serbi vazhdojnë. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që i mbështesin.

Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS) raportoi se që nga fillimi i protestave, kishte më shumë se 50 sulme ndaj studentëve, përfshirë përplasje nga makinat dhe goditje me shkopinj, grushte e shqelma.

Në një letër publike Kos u është përgjigjur disa letrave që ka marrë nga organizatat e shoqërisë civile në Serbi, akademikët, përfaqësuesit politikë dhe të tjerë.

Ajo ka thënë se vlerat themelore janë bazamenti i projektit evropian dhe ato duhet të respektohen.

Në këtë letër, Kos është shprehur se mbetet prioritet i Komisionit Evropian dhe presidentes Von der Leyen që të mbështesin përparimin e Serbisë në rrugën që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Rruga drejt anëtarësimit në BE përfshin reformat, të cilat janë pjesë e vlerave tona të përbashkëta dhe praktikës. Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian ofron zgjidhje për shumë çështje të cilat janë në zemër të diskutimeve të sotme. Reformat që janë pjesë e procesit të integrimit në BE do të forcojnë luftën kundër korrupsionit, sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjësinë e institucioneve”, ka thënë Kos duke shtuar se përparimi drejt BE-së do të promovojë dhe lirinë e mediave dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve.

Komisionarja për zgjerim ka dërguar porosinë që procesi i integrimit në BE duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të jetë një projekt i përbashkët, duke kërkuar dialog ku do të përfshiheshin faktori politikë dhe shoqëria civile.

“Liria e tubimit është e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet. Ajo duhet të shprehet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Kanë dalë dëshmi për incidentet ndaj protestuesve. Presim hetime të shpejta, të plota dhe të pavarura. Asnjë lloj dhune nuk duhet të tolerohet. Presim nga policia e Serbisë që të vazhdojë të ofrojë siguri për protestuesit. Gjuha e cila nxit dhunë dhe mungesa e respektit të ndërsjellë nuk mund të jetë zgjidhje”, ka theksuar Kos.

“Këto reforma do të kenë ndikim transformues, nga i cili do të kenë dobi të gjithë qytetarët dhe do ta sjell Serbinë më afër bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Protestat e vazhdueshme në Serbi kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
dhune marta kos Protestues Serbi

Nga e njëjta kategori

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

më shumë...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

më shumë...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

më shumë...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.