E diel, 4 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Kreut te Gjykatës së Lartë

Komisioni Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së në lidhje me Xhezair Zaganjorin dhe kërkon shkarkimin e tij nga detyra me argumentin se nuk e justifikon pasurinë.

 

Reklamë

Komisioneri ka ankimuar vendimin e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Xhezairi Zaganjorin pavarësisht se kishte mospërputhje në deklarimin e të ardhurave.

 

Ankimimi është dorëzuar në Kolegjin e Apelimit dhe në të pretendohet se Zaganjori nuk është i përshtatshëm për të ushtruar funksionin si kryetar i Gjykatës së Lartë.

 

Ky hap është ndërmarrë edhe pas rekomandimit të operacionit ndërkombetar të monitorimit, i cili kishte konstatuar shkelje ne vendimin e komisionit të kualifikimit.

 

Tani do te jete kolegji i apelimit qe do te vendose për fatin e Xhezair Zaganjorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë