Partia Socialiste ka vendosur te ngreje nje Komision te Posacem per te hedhur drite mbi raportin e Dick Martyt.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka depozituar ne Kuvend kerkesen per krijimin e komisionit qe do kete ne fokus raportin e Dick Marty-t, mbi të cilin Keshilli i Europes ne vitin 2011 ka miratuar rezoluten per hetimin e akuzave per trafik të organeve njerëzore në Kosovë.
Gjate diteve te fundit kryeministri Edi Rama i ka kerkuar publikisht ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PD, Lulzim Basha te sqarojne pozicionet e tyre ne lidhje me kete ceshtje.
Ne rrjetet sociale, lideri i mazhorances i ka bere thirrje PD te sqaroje pse e votoi rezoluten e Keshillit te Europes.