Komediani ukrainas Vladimir Zelensky këtë të hënë do të bëhet zyrtarisht president I Ukrainës.

 

Ai do të marrë postin e presidentit gjatë një ceremonie që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kievit.

 

Zelensky, i cili nuk ka përvojë të mëparshme politike, shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

 

Ai largoi nga detyra Petro Poroshenkon, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 2014.

 

Zelensky ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe se do t’i japë fund luftës në lindje të vendit me rebelët që mbështeten nga Rusia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *