Shtëpia e Bardhë u evakuua të dielën mbrëma pasi gjatë një kontrolli rutinë u konstatua një pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë. Pas ekzaminimeve rezultoi se dyshimet qëndronin, ndërsa nisën hetimet.

 

Presidenti Joe Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë pasi ishte në Camp David, një rezidencë dytësore e përdorur nga presidentët e SHBA-së, e cila është rreth 100 km larg Shtëpisë së Bardhë.

 

Autoritetet kanë konfirmuar se kokaina u gjet të dielën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë nga agjentë të Shërbimit Sekret që çoi në një evakuim dhe mbyllje të përkohshme të Shtëpisë së Bardhë.

 

Zbulimi u bë gjatë kontrolleve rutinë të dielën mbrëma, kur agjentët e Shërbimit Sekret gjetën pluhurin në një zonë të krahut perëndimor të hapur për turistët.

 

Ndërtesa u evakuua dhe ekipet e emergjencës u thirrën për testime të shpejta.

 

Shërbimi Sekret tha se mbyllja e Shtëpisë së Bardhë ishte një masë paraprake pasi ekipet e urgjencës po hetonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *